Ju shqetëson zhurma e stomakut?

14/12/2010 11:20

Të gjithëve mund t’ju ketë qëlluar që të ndiheni disi të turpëruar kur në një ambient të qetë stomaku juaj t’ia nisë ‘këngës’.

Ndodh herë pas here që stomaku bën një zhurmë të cuditshme aq sa ju duhet të kërkoni ndjesë për atë cfarë po ndodh brenda jush.

Përse stomaku bën zhurmë

Cdo gjë varet nga sistemi tretës, kur valë kontraksionesh muskularë shtyjnë ushqimin nga stomaku për më tej. Aparati tretës ka edhe lëngje që bashkë me ushqimin, shoqërohen edhe me gaz dhe ajër. Pikërisht dy elementët e fundit janë përgjegjës për gumëzhitjen e stomakut.

Dy orë pas ngrënies organizmi ynë prodhon hormon që dërgohen si sinjal për oreksin në tru. Truri më pas i con stomakut një sinjal për të aktivizuar pastruesit e stomakut nga ushqimi që ndodhet ende aty. Në rast se nuk ka ushqim por vetëm gaz dhe ajër, atëherë nisin edhe dëgjohen zhurmat e cuditshme dhe të bezdisshme në ambiente me njerëz të tjerë.

Si mund t’i zhdukim këto erëra

Ushqehuni shpesh edhe me masë edhe zhurma shqetësuese do të jetë më pak e pranishme.

Top Channel