Itali, nis seanca e Senatit

14/12/2010 10:15

Ka nisur rreth orës 9 seanca e Senatit italian, ku pas deklaratave të krerëve të grupeve parlamentare, senatorët do të votojnë rezolutat mbi mocionin ndaj qeverisë.

Rezoluta e parë mban firmën e senatorëve Gasparri, Bricolo dhe Qagliariello dhe mbështet qeverinë.

E hartuar nga PDL dhe Liga e Veriut ajo është fare “e thatë”: Senati, me të dëgjuar komunikimet e kryeministrit, i aprovon ato.

Ndërsa rezoluta e dytë është paraqitur nga PD dhe Italia e Vlerave dhe mban firmën e senatorëve Finocchiaro dhe Belisario.

“Senati, bazuar në faktin se qeveria nuk ka më mbështetjen e mëparshme të maxhorancës, me të dëgjuar deklaratat e kryeministrit, nuk i aprovon rezolutat”, thuhet në të.

Grupi politik në fjalë vlerëson gjithashtu se ekzekutivi aktual nuk është në gjëndje të përballet dhe të zgjidhë problemet kryesore që ka Italia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB