Emigrantët, AI kritikon Libinë dhe BE-në

14/12/2010 08:55

Amnesty International ka dënuar Libinë dhe BE-në për bashkëpunimin që synon frenimin e fluksit të emigrantëve nga Afrika Veriore në Evropë.

Grupi i të drejtave të njeriut thotë se Libia mban emigrantë ilegalë në kushte cnjerëzore, të cilët u nënshtrohen torturave dhe poshtërimeve.

Dhe për më tepër, thotë organizata, Bashkimi Evropian po bashkëpunon me Libinë në këto afera. Ato kanë punuar ngushtë për të penguar fluksin e emigrantëve nga Libia drejt Evropës.

Në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar së fundmi, BE i paguan Libisë 50 milionë euro për bashkëpunimin e saj dhe për rrjedhojë numri i emigrantëve ka rënë ndjeshëm. Tani Libia patrullon brigjet e saj me varka që i janë dhuruar nga Italia.

Top Channel