Egjipt, moti i keq, 18 viktima

14/12/2010 00:20

Moti i keq me shira të fuqishëm që ka përfshirë brigjet mesdhetare të Egjiptit, ka shkaktuar vdekjen e 18 personave dhe çrregullime në trafikun detar.

Viktimat janë regjistruar në qytetin e Aleksandrisë ku janë shembur dy ndërtesa. Shembja e ndërtesës së parë ka sjellë vdekjen e 6 personave, ndërkohë që e dyta ka rezultuar edhe më fatale duke shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Stuhitë detare që kanë përfshirë prej disa ditësh rajonin kanë shkaktuar gjithashtu edhe vështirësi në qarkullimin detar. Një pjesë e madhe e porteve të rajonit janë mbyllur. Ndërkohë që në Kanalin e Suezit ka patur probleme për anijet që e kanë frekuentuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA