Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mohuar zërat se partia e tij i është nënshtruar VMRO-DPMNE-së në koalicionin qeveritar, duke pranuar diskriminimin e komunitetit shqiptar.

“Disa tentojnë të imponojnë tension në BDI dhe të hutojnë publikun duke thënë se roli i BDI-së në qeveri është inferior. Si mund të jetë roli ynë inferior kur kazermat e ish-Jugosllavisë ku bëheshin plane për shfarosjen e shqiptarëve janë kthyer në tempuj të dijes? Si mund të jetë roli ynë inferior kur krenaria e shqiptarëve, UCK, ka Muzeun e Lirisë në qendër të Shkupit?”, është shprehur Ahmeti.

Ai ka përmendur edhe një numër projektesh të tjera për figurat shqiptare, të cilat janë ngritur falë kontributit të BDI-së.

“Janë Muzeu i Alfabetit në Manastir, bustet e tre figurave të njohura të shqiptarëve dhe sheshi “Skëndërbej” në Shkup”, ka deklaruar Ahmeti.

Më tej kreu i BDI-së ka prekur edhe cështjen e dosjeve, të cilat i ka konsideruar si një farsë që nuk e beson askush nga radhët e komunitetit shqiptar.

“Nuk mund ta besoj se ka shqiptarë që mund të shpifin deri në atë shkallë për personalitetet shqiptare”, ka shtuar ai.

Top Channel