Organizata “Demokracia në Veprim” ka deklaruar se ka baza konkrete për anulimin e rezultateve zgjedhore në komunat Skënderaj dhe Drenas.

Në një konferencë për shtyp, drejtuesi i organizatës, Ismet Kryeziu ka paraqitur rezultatet paraprake, duke përjashtuar ato nga këto dy komuna.

Kryeziu ka thënë se nga raportimet e vëzhguesve të “DV” në terren rezulton se ka baza për të kërkuar rivotimin në Drenas dhe Skënderaj.

Por Kryeziu ka nënvizuar më tej se më parë duhet të pritet shqyrtimi i ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Top Channel