Abas: BE të njohe shtetin palestinez

14/12/2010 04:15

Presidenti i Autoritetet Palestinez, Mahmud Abas u ka kërkuar vendeve të Bashkimit Europian të rishikojnë qendrimin e tyre përsa i përket njohjes së shtetit të pavarur palestinez.

Sipas zëdhënësit, Abas i ka kërkuar të hënën, përfaqësueses së lartë të BE-së, Katherin Ashton, njohjen e shtetit palestinez në kufijtë e vitit 1967. Përgjigja e zonjës Ashton ka qenë mëse diplomatike. Ashton është shprehur se vendet e BE-së do të njohin pavarësinë Palestinës kur të jetë koha e përshtatëshme.

Kërkesa e palestinezëve ka ardhur në periudhën kur bisedimet direkte me Izraelin janë bllokuar. Në luftën e vitit 1967 Izraeli pushtoi Gazën dhe Bregun Perëndimor, territore këto që sipas pretendimeve të palestinezëve duhet t’u rikthehen.

Top Channel