Drejtues të AAK-së kanë deklaruar sot, një ditë pas publikimit të rezultateve paraprake nga KQZ, se kjo parti nuk dëshiron të bëjë koalicion me PDK-në, por nuk dëshiron as të qëndrojë në opozitë.

“Ne theksojmë sërish se nuk do të ketë koalicion me PDK-në, pasi kjo parti ka sjellë rrënimin institucional të vendit”, ka pohuar nënkryetari i partisë, Ahmet Isufi.

Për të vendosur se cfarë do të bëjë më tej AAK do të presë rezultatet përfundimtare të KQZ-së, ka bërë të ditur ai.

“AAK ka vijat ndarëse mes atyre që mbrojnë shtetin dhe atyre që rrënojnë sistemin shtetëror dhe që më pas rrëzohen nga pushteti”, ka pohuar Isufi.

Ai ka theksuar se për momentin AAK nuk ka pasur asnjë kontakt me partitë e tjera, por ka nënvizuar se kontaktet do të nisin pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Top Channel