Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian sot në Bruksel do të vlerësojnë zgjedhjet në Kosovë dhe nga përfaqësuesja e lartë Catherine Ashton do të marrë raportin rreth përgatitjeve dhe angazhimeve për nisjen e dialogut Beograd-Prishtinë.

Bashkimi Evropian fuqimisht angazhohet që dialogu i Begradit dhe Prishtinës të nisë që nga dhjetori.

Nga zhvillimet e tanishme të politikës së brendshme në Kosovë rezulton se për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dialogu duhet të shtyhet për në fillim të 2011.

Sipas dokumenteve përgatitore për sesionin dyditor të ministrave të Jashtëm të BE-së, Këshilli i Ministrave të 27 evropiane “thekson gatishmërinë e BE-së që të lehtësojë dialogun Beograd- Prishtinë, të caktuar me rezolutën e Asmblesë së Përgjithshme të KB me qëllim përparimin e bashkëpunimit, progresit drejt BE-së dhe përmirësimit të jetës së njerëzve”.

Top Channel