Policia e Kosovës njofton se procesi zgjedhor nga aspekti i sigurisë vlerësohet i qetë, pavarësisht disa incidenteve të izoluara.

Në njoftimin e Policisë, të cilit i referohet Telegraf, thuhet se që në orët e hershme të mëngjesit ka filluar me angazhime në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke ofruar siguri në 746 qendra të votimit me 2280 vendvotime.

“Procesi zgjedhor vlerësohet të ketë kaluar i qetë pavarësisht disa incidenteve të izoluara që janë raportuar në rajone të ndryshme e që nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës theksoi se ka patur informacione të vazhdueshme për incidente të vogla, të cilat nuk kanë cënuar procesin e votimeve.

Top Channel