Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve ka pranuar rrethe 40 ankesa nga disa prej partive politike.

Kryetari i PZAP-së, Shukri Sylejmani ka deklaruar për “REL”, se vec 40 ankesave që janë pranuar ditën e djeshme, partitë kanë paraqitur të hënën edhe 11 të tjera.

Sipas Sylejmanit, ankesat kanë ardhur kryesisht nga lëvizja Vetëvendosje, e ndjekur nga partia Aleanca Kosova e Re dhe subjekte të tjera.

Afati i fundit ligjor për pranimin e ankesave është ora 19:00 e ditës së sotme. Sylejmani ka shtuar se pas orës 19:00, PZAP ka 72 orë afat për të vendosur lidhur me to.

Top Channel