
Numri dy i faqes së internetit Wikileaks po përpiqet të lancojë një alternative përvec web site-t me profil të lartë.
Daniel Domscheit Berg, i cili u tërhoq pas disa mosmarrëveshjeve me themeluesin e wikileaks, planifikon të hapë Openleaks në muajt e ardhshëm.
Teknologjia, e cila mund të instalohet në cdo faqe të organizatës, do t’u mundësojë përdoruesve të publikojnë në mënyrë anonime të dhënat që zotërojnë.
Themeluesit e saj thonë se ata do të paraqesin në të problemet që kanë pasur me Wikileaks. “Ne e kuptuam që Wikileaks po shkonte në drejtimin e gabuar”, ka deklaruar Domscheit Berg për BBC.
“Aty ka shumë pushtet të përqendruar në një organizatë të vetme, shumë përgjegjësi, shumë rrugë pa krye dhe burime shumë të kufizuara”, ka thënë ai.
Top Channel