Kryetari i PDK-së, Hashim Thaci u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të tregojnë maturi dhe të respektojnë vendimin e KQZ-së për zgjedhjet e djeshme.

“Është jetike që të tregohet pjekuri politike, prandaj apeloj tek të gjitha partitë që të angazhohen për t’u mundësuar organeve kompetente që të japin vlerësimin e tyre përfundimtar për mbarë procesin”, ka deklaruar Thaci.

Ai ka përshëndetur qytetarët kosovarë për pjesëmarrjen në zgjedhje, të cilat sipas tij janë vlerësuar si të qeta dhe të rregullta nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

“Bazuar në vlerësimet e ndryshme të vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe nga zyrtarët e BE, procesi zgjedhor ka qenë shumë i qetë, i përgatitur mirë dhe pa deformime serioze teknike”, ka pohuar Thaci.

Top Channel