
Hetimet mbi shperthimet qe tronditen nje dite me pare Stokholmin, jane shtrirë deri në Britani. Policia atje bastisi një shtëpi në veri të Londrës, por sic njoftoi më pas, nuk ka bërë arrestime dhe nuk janë gjetur materiale të rrezikshme.
Arsyeja e kontrollit ishte fakti që pikërisht në këtë zonë kishte jetuar njeriu që dyshohet si autor i shpërthimit të dytë në kryeqytetin suedez, 29- vjecari Abdulwahab al-Abdaly.
Shume gazeta dhe website- vendase, por edhe nje forum islamik pretendojne se agresori eshte pikerisht i riu irakian me nenshtetesi suedeze. Ne Suedi, ai ishte zhvendosur qe ne 1992-shin. Besohet se Abdaly hodhi veten ne ere ndersa po perpiqej te shperthente nje makine-bombe ne nje lagje tregtare te Stokholmit. Sulmi shkaktoi edhe dy te plagosur.
Sherbimet britanike te sigurise do te perpiqen te zbulojne per sa kohe ka qendruar 29-vjecari ne Angli dhe cfare eshte me e rendesishmja, nese ka patur kontakte me persona te tjere.
Një faqe interneti islamike e identifikojë atë si një shtetas irakian që kishte studiuar në Angli. Disa minuta para shpërthimeve, agjencia suedeze e lajmeve TT dhe shërbimet e sigurimit morën një e-mail që kërcënonte me sulme për shkak se Suedia nuk i kishte dënuar karikaturat e profetit Muhamed dhe se kishte dërguar trupa në Afganistan.
Shërbimi suedez i sigurisë i konsideron shpërthimet e së shtunës si krim terrorist. Deshmitaret okulare rrefyen se e kishin pare 29-vjecarin perpara sulmeve duke bartur dicka qe dukej si mjet shperthyes. Abdaly, sipas informacioneve ne media, ishte martuar ne 2004-ten e ka dy vajza te vogla.
Top Channel