SHBA, gjendja e Holbrooke mbetet kritike

13/12/2010 17:25

Mbetet kritike gjëndja e të dërguarit të posacëm të Shteteve të Bashkuara për Pakistanin dhe Afganistanin, Richard Holbrooke.

Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit, i cili ka saktësuar se 69-vjecari iu nënshtrua ditën e djeshme një tjetër operacioni në aortë.

Holbrooke, i shtruar në spitalin universitar “George Washington”, ishte operuar në zemër edhe dy ditë më parë.

Ndërhyrja e djeshme, sipas mjekëve, ka pasur si qëllim përmirësimin dhe kontrollin e qarkullimit të gjakut pas ndërhyrjes së parë.

Top Channel