Reshjet e borës, probleme me qarkullimin
13/12/2010 08:45
Nisin problemet në qarkullim në disa zona të vendit për shkak të motit të keq dhe reshjeve të borës.
Sipas informacioneve të fundit akset rrugore Kukës-Qafë Mali, Bajram Curri-Qafë Mali dhe Kukës-Peshkopi janë bllokuar.Policia nuk lejon kalimin e makinave edhe në aksin Elbasan-Tiranë, ndërsa me vështirësi kalohet Qafa e Qarrit, Qafë Plloca dhe rrugës për në Dardhë dhe Voskopojë.
Ndërkohë janë izoluar nga bora komunat Arrën, Kalis, Shishtavec, Zapod si dhe disa fshatra të komunave Topojan, Grykë Çajë. Po ashtu bllokime ka edhe në komunat e Hasit dhe Barhram Currit.
Pjesa më e madhe e fshatrave të Kukësit prej disa ditësh janë pa energji elektrike.
Top Channel