Protesta në Fan për mungesën e dritave
13/12/2010 10:20
Banorët e komunës së Fanit kanë protestuar duke bllokuar edhe autostraden Durrës-Kukës. Protesta e tyre është bërë për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej dy javësh.
Jane gjithsej 16 fshatra me afro 6 mije banorë që vuajnë errësirën për shkak të rrëzimit të shtyllave elektrike.
Gjatë bllokimit të autostradës gjatë ditës së djeshme qindra automjete janë bllokuar në rrugë në temperatura shumë të ulëta.
Bllokimi i rrugës ka shkaktuar tension mes banorëve protestues dhe udhëtarëve.
Gjithe protesta dhe bllokimi rruges eshte bere ne mungese te forcave te policise. Pas 1 ore rruga eshte hapur.
Top Channel