Delegacioni vëzhgues i Parlamentit Evropian vlerëson se zgjedhjet në Kosovë ishin të mira dhe përpjekjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e procesit në një kohë të shkurtër, ishin të suksesshme.

Sipas PE, dita e zgjedhjeve ishte inkurajuese për zhvillimin e vazhdueshëm demokratik të Kosovës.

Në deklaratën e lëshuar para përfundimit të numërimit të votave dhe shqyrtimit të ankesave zgjedhore, delegacioni u shpreh i kënaqur që procesi është zhvilluar në një atmosferë të qetë.

Sipas Telegraf, delegacioni i PE-së inkurajon partitë politike që të ndjekin procedurat e duhura ligjore për pakënaqësitë ndaj procesit.

Anëtarët e delegacionit nënvizuan pjesëmarrjen e rritur të komunitetit serb të Kosovës si shenjë e angazhimit të mëtejshëm me institucionet e vendit.

Top Channel