Opozita rinis protestat nga Durrësi

13/12/2010 19:50

Në emër të opozitës së bashkuar, Spartak Ngjela deklaroi sot se protestat e saj do të rifillojnë së shpejti duke nisur nga Durrësi.

Zoti Ngjela tha se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër vec largimit të kryeministrit Berisha dhe rrëzimit të kësaj qeverie.

“Opozita e bashkuar rinis protestat në Durrës. Me këtë rast shpreh bindjen e patundur se, një qeveri që nuk pyet për frymën e shoqërisë dhe që nuk drejton me shkencë por me njerëz injorantë që i ka sjellë në synim të korrupsionit, largohet nga skena vetëm me protesta masive”, deklaroi Ngjela.

Top Channel