NATO do të zvogëlojë praninë e saj në Maqedoni, pas një vendimi të marrë lidhur me këtë cështje në Bruksel.

Burime pranë shtabit të NATO-s në Shkup bëjnë të ditur se vendimi në fjalë parashikon tërheqjen e njësive logjistike të KFOR-it, që janë të vendosura në bazën ushtarake pranë aeroportit të Shkupit.

Sipas vendimit, në Maqedoni do të qendrojnë vetëm oficerët ndërlidhës, ndërsa pjesa logjistike do të realizohet nga trupat e Armatës së Maqedonisë.

Top Channel