Mot i ftohtë në SHBA

13/12/2010 15:00

Stuhi të fuqishme dëbore janë përplasur mbi veri-perendimin e Shteteve të Bashkuara, duke lene pas temperatura rrezikshmërisht të ulëta sic i përshkruan shtypi vendas, rruge të rrëshqitshme nga akulli e një shtresë dëbore që do kerkojë mund për t’u pastruar.

Ajo qe rajoni po perjeton sipas metereologeve, do te ishte normale ndoshta per fundin e janarit, por jo per mesin e dhjetorit. Reshjet e dendura te bores, acari dhe dukshmeria e kufizuar, kane krijuar nje kaos te vertete te trafikut rrugor dhe atij ajror.

Qindra fluturime u anuluan ne aeroportet e Chikago-s, ne Milwaky disa makina u perplasen njera pas tjetres, duke detyruar autoritetet te mbyllnin autostraden. Mineapolis eshte mbuluar nga gati gjysme meter debore, cka solli dhe shembjen spektakolare e catise se Metrodomit, qe cahet nen peshen e madhe te bores dhe ujit.
 
Fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur pasi gjithshka ndodhi kur stadiumi ishte i boshatisur. Rënia e kupolës së stadiumit të Minnesota Vikings ishte një nga dëmet më të mëdha që shkaktoi stuhia e dëborës ne perendim të bashkuara të Amerikës.

Ngrice, temperatura nen zero dhe stuhi debore prêt ne vazhdim edhe Britania e Madhe, sidomos pjesa e lindore qe parashikohet te perjetoje dimrin me te ashper nder vite. Debora e dendur ka shkaktuar edhe nje kaos te vertete te trafikut ne Turqi, duke prekur deri edhe rajone si Bursa apo Izmiri ku reshje te tilla jane dicka e rralle.

Per te dyten dite radhazi, stuhi te dhunshme kane goditur edhe vende te Lindjes se Mesme. Ererat e forta e shiu i dendur i dhane fund thatesires se zgjatur ne Liban, Siri dhe Izrael, vetem nje jave pas zjarrit shkaterrues qe mori 40 jete njerezish ne shtetin hebre.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA