Përfaqësuesja e AKR-së, Mimoza Kusari Lila, ka deklaruar në emisionin “Shqip” në Top Channel se rezultati i KQZ-së për zgjedhjet e 12 dhjetorit, është i manipuluar.

Ajo theksoi se fitorja e PDK-së është një festë e parakohshme.

“Sot kemi një rezultat paraprak ku janë mbi 50 përqind e fletëve të votimit të numëruara nga komisionerët tanë. Ne kemi të dhëna të ndryshme nga ato të KQZ-së. Janë informata që kanë ardhur në qendrën tonë. Mund të ketë probleme apo anulim të votimit në Drenas dhe Skënderaj, por ka pasur probleme edhe në Malishevë, Gjakovë etj. Partitë e tjera nuk do ta kenë mundësinë të manipulojnë të dhënat”, është shprehur Lila.

“Rezultati i KQZ-së është i manipuluar. Ajo që është deklaruar si fitore e PDK-së është një festë e parakohshme pasi kjo parti nuk ka shanse për të fituar në situatën ku ndodhet Kosova”, theksoi ajo.

Top Channel