Festimet nga simpatizantët e PDK dhe të LDK-së në rrugët e Prishtinës, pak pas mbylljes së procesit të votimit, është shoqëruar me incidente, ku aktivistë të të dyja palëve janë përleshur fizikisht.

Në rrugët ku ka patur përqendrim më të madh të aktivistëve, u vendosën menjëherë forca të policisë së Kosovës që kanë bërë të mundur mosprecipitimin e mëtejshëm të situatës.

Gjithësesi, incidentet mes aktivistëve të të dyja palëve mbetën të izoluara dhe fatmirësisht pa lëndime trupore për asnjë person.

Top Channel