Përfaqësuesit e strukturave politike si dhe ata të sigurisë kanë vlerësuar sot se gjendja e sigurisë gjatë ditës së zgjedhjeve në veri është shënuar me incidente.

Në njoftimin e Komunës së Mitrovicës, ben te ditur Telegraf, u theksua se qëllimi i këtyre incidenteve, të cilat janë marrë përsipër nga organizata serbe që veten e quajnë terroristë ka qenë pengimi i qytetarëve serbë që të marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Riza Haziri, nënkryetar i komunës së Mitrovicës, tha se për dallim prej incidenteve dhe problemeve në veri të Kosovës, në jug të qytetit të Mitrovicës zgjedhjet kanë kaluar mirë dhe nuk ka pasur probleme.

Top Channel