Hollbruk, ende në gjendje të rëndë

13/12/2010 08:45

Riçard Hollbruk, emisar special amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, vijon të qëndrojë në spital në gjendje kritike pas operacionit në zemër.

Departamenti i Shtetit tha se Hollbruk, 69 vjeç, iu nënshtrua një ndërhyrjeje në aortë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut,por gjendja e tij u rëndua.

Sipas njoftimit zyrtar, shëndeti i diplomatit mbetet në gjendje kritike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA