Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se rezultatet e paraqitura pak më parë nga KQZ, që e nxirte këtë parti pas PDK-së, kanë qenë të pjesshme dhe nuk reflektojnë rezultatin përfundimtar.

Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Gashi ka shprehur bindjen e tij se me numërimin e votave të tjera rezultati do të ndryshojë.

“Janë rezultate të pjesshme. LDK fiton shumë në Prishtinë dhe për qindja do të ndryshojë. Ajo që u tha me 23,33 % është shumë relative, pasi me të futur të dhënat korrekte në server ngrihet LDK dhe bie PDK”, ka pohuar Gashi.

Më tej ai ka akuzuar partinë e kryeministrit Thaci, se ka bërë shkelje duke grabitur votat dhe manipuluar rezultatet.

“PDK ka vjedhur 80 mijë vota, ka abuzuar në Skënderaj, Malishevë, Prizren, etj. Gjithcka ka qenë e planifikuar, kjo është e vërtetuar edhe me video”, ka theksuar ai.

Top Channel