Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith ka përshëndetur popullin e Kosovës për zhvillimin kryesisht të mirë të procesit zgjedhor të ditës së djeshme.

Sipas Feith, procesi është zhvilluar në një atmosferë konstruktive, e cila ka mbizotëruar në shumicën e qendrave të votimit në Kosovë.

“Këto zgjedhje janë një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm demokratik dhe do të kenë një ndikim pozitiv për reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane”, ka deklaruar Feith.

Ai ka vlerësuar si një fakt të rëndësishëm pjesëmarrjen në zgjedhje të pakicave dhe punën e bërë nga KQZ në një kohë të shkurtër.

Top Channel