Rrjeti i organizatave evropiane që vëzhgoi zgjedhjet e djeshme në Kosovë, ENEMO, deklaron se procesi është organizuar në mënyrë të rregullt dhe se ka plotësuar shumicën e standarteve ndërkombëtare.

Megjithatë, përmes një komunikate për shtyp, ENEMO vlerëson se mbeten ende dobësi në aspektet proceduriale dhe sfida që duhen realizuar.

“Me gjithë kornizën e shkurtër kohore dhe kushtet sfiduese të klimës, autoritetet përgjegjëse i kanë zgjidhur problemet logjistike dhe kanë krijuar kushtet e nevojshme për zgjedhje”, thuhet në komunikatë.

Megjithatë, organizata konstaton se kompleksiteti i vazhdueshëm i gjëndjes politike në veri ka bërë që zgjedhjet në këtë zonë të shoqërohen me tensione, që kanë kufizuar afrimin e votuesve në qendrat e votimit.

“Në përgjithësi procesi i votimit ka qenë i qetë, ndonëse janë vënë re disa raste parregullësish dhe shkelje procedurash”, thuhet më tej në komunikatë.

Top Channel