Britani, masa antiterror

13/12/2010 15:20

Sulmi i djeshëm kamikaz në Suedi i ndërrmarë nga një person që dekadën e fundit kishte jetuar që qytezën Luton në Angli, ka alarmuar policinë britanike e cila ka deklaruar se në prag të Krishtlindjeve qendrat tregtare do të ruhen nga policë të armatosur.

Ky vendim i Scotland Yard vjen pasi Taimour Abdulwahab Al-Abdaly, 28 vjec shpertheu  makinën e tij bombë në një rrugë të Stokholmit.

Gjithashtu policia britanike i frikesohet sulmeve të ngjashme me ato në Mumbai nëpër qendrat tregtare përfshi rrugët e mbipolluara,  të mbushura me qytetarë të cilët kryejnë blerjet e dhuratave të fundvitit.

Detyra e ruajtes së qendarave tregtare i është ngarkuar njësisë elitë në Scotland Yard që njihet me codin CO19 e specializuar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe neutralizimin e personave që posedojnë armë në publik. Operacioni policor i hartuar për një ndërhyrje në rast të ndonjë sulmi terrorist është quajtur “Operation Plato”. Numri një i Scotland Yard Sir Paul Stephenson javën e kaluar deklaroi se “terroristët janë në kërkim të objektivave me siguri të ulët”.

Ndërsa një ekspert i cështje të terrorizmit ka deklaruar se “kërcënimi sulmeve terroriste është prezent dhe s’është larguar”.

Top Channel