
Një ditë përpara votëbesimit në parlament, kryeministri italian Silvio Berluskoni i kërkoi ligjvënësve të mos rrezikojnë qeverinë për interesa të ngushta politike.
Duke folur perpara senatit, kavaljeri tha se vendi ka nevoje per vazhdimesi dhe se vota kunder, do ta zhyste italine ne nje krize te thelle politike. Berluskoni ka deklaruar me pare se nese humbet, do te kete zgjedhje te parakoheshme.
“Do ta kuptoja ate qe kerkon te mosbesoje qeverine, duke invokuar mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Do ta kuptoja ate qe kerkon nje kryeminister te ri, duke qene mese i sigurte se ekziston mundesia e formimit te nje mazhorance tjeter. Ajo qe nuk arrij te kuptoj eshte sesi mund te kerkoje dikush me cdo kusht te krijoje nje krize, e cila do ta zhyse vendin ne erresire”, u shpreh Berluskoni.
Analistet thone se mocioni i së martës në Dhomën e Deputetëve mund të vendoset edhe nga një votë e vetme. Ne rast disfate, kreu i qeverise do te gjendej perballe opsionit per te dhene doreheqjen në mes të mandatit të tij 5-vjeçar. Por kryeministri shprehet optimist se do të fitojë.
Njeriu qe i hoqi nga duart kavaljerit mazhorancen qeverisese, Gianfranco Fini, kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit dhe ish-aleat i Berluskonit, i kerkon atij me ngulm qe ta lere postin.
Per Finin, skandalet personale te 74-vjecarit, gafat e njepasnjeshme dhe politikat e deshtuara e bejne te papershtatshem per kete pozicion. E megjithe pretendimet e Finit se i ka votat e nevojshme per permbysjen e Berluskonit, lufta eshte kaq e ashper dhe numrat kaq prane, sa asnje vezhgues i besuar nuk do te guxonte te bente parashikime mbi rrjedhen qe do te marrin keto zhvillime dramatike per Italine.
Javën e kaluar, prokurorët italianë nisen nje hetim mbi akuzat se disa ndihmës të kryeministrit janë përpjekur të blejnë vota para mocionit të mosbesimit, gje qe Berluskoni e mohon me force. Kreu i ekzekutivit italian pretendon nder te tjera se instabiliteti politik qe do te shkaktohej nga zgjedhjet e parakoheshme, do ta conte vendin drejt nje krize ekonomike te ngjashme me ate te Greqise apo Irlandes.
Top Channel