Berisha: Rama kundër lëvizjes së lirë

13/12/2010 14:10

Kryeministri Sali Berisha sulmoi sot kryetarin socialist Edi Rama se ka tentuar të bllokojë lirinë e shqiptarëve për të lëvizur të lirë.

Duke folur për liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë që nis prej datës 15 dhjetor, Berisha theksoi se qeveria e mbajti premtimin e saj dhe qytetarët shqiptarë tani do të lëvizin të lirë brenda zonës Shengen.

“Do të jenë mijëra shqiptarët që do të festojnë Krishtlindjet me familjet e tyre nëpër Evropë”, tha Berisha, ne mbledhjen e sotme te grupit kuvendor demokrat.

Berisha akuzoi ata që i quajti grupi i bllokmenëve të rinj se kanë qenë kundër vizave, ndërsa theksoi se liberalizimi u arrit falë reformave të thella të qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA