Berisha: Dëmshpërblim banorëve të përmbytur

13/12/2010 13:15

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se janë gati pesë projekte ambicioze për përmirësimin e infrastrukturës në Shkodër.

Sipas kryeministrit, po zhvillohen konsultime me ekspertët më të mirë për mënyrën se si do të bëhet thellimi i Bunës.

Gjatë qëndrimit në Shkodër, Berisha takoi Shtabin e Emergjencës në Prefekturë, ndërsa theksoi se gjendja pas përmbytjeve po shkon drejt përmirësimit.

“3385 persona po kthehen në banesa, ndërsa sot ka 4 mijë hektarë më pak tokë të përmbytur”, tha Berisha.

Shefi i qeverisë premtoi dëmshpërblim për banorët e dëmtuar sipas ligjit të digave, ndërsa verifikimet e dëmeve do të bëhen sapo të largohet uji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA