Kandidatja për kryeministre e Aleancës Kosova e Re, Mimoza Kusari Lila referuar festimeve në rrugët e Prishtinës, u kërkoi partive kosovare të mos festojnë para kohe.

Ajo, pasi u bëri thirrje që të presin rezultatet finale të KQZ. Ndërkohë Kusari Lila publikoi edhe të dhënat sipas AKR-së ku udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës e dyta, Vetëvendosje e treta me 14 përqind dhe AKR e katërta me 9.5 përqind.

Mimoza Kusari Lila tha se AKR ndodhet në proces rritjeje si subjet politik në Kosovë dhe se trendi sipas saj, është i tillë.

Top Channel