Ahmadinejad shkarkon ministrin e Jashtëm
13/12/2010 16:50
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka shkarkuar ministrin e Jashtëm Manouchehr Mottaki, bën të ditur agjencia e lajmeve “IRNA”.
Deri tani nuk është dhënë ndonjë motiv për këtë vendim dhe nuk ka pasur të dhëna se Mottaki, një figurë kyce në negociatat për cështjen bërthamore me Perëndimin, ishte në prag të largimit.
Sipas mediave lokale, presidenti Ahmadinejad ka caktuar numrin një të vendit për cështjet bërthamore për të zëvendësuar Mottaki-n.
Televizioni shtetëror iranian raporton se Ali Akbar Salehi, drejtues i Organizatës Iraniane për Energjinë Atomike dhe aleat i afërt i presidentit, do të marrë përsipër detyrën.
Top Channel