Afganistan, NATO: 2011-a, më i dhunshëm

13/12/2010 19:15

Vitin e ardhshëm ushtarët e huaj në Afganistan do të përballen me një dhunë edhe më të ashpër krahasuar me atë të vitit 2010.

Deklarata është bërë nga Josef Blotz, zëdhënës i ISAF, sipas të cilit cdo ditë do të ketë luftime dhe do të ushtrohet presion ndaj talebanëve.

“Duhet të konsolidojmë progreset e arritura në muajt e fundit dhe kjo do të sjellë faktin se do të na duhet të ushtrojmë presion, që do të thotë se do të ketë më shumë luftime”, ka deklaruar Blotz.

Top Channel