Një organizatë e vetëquajtur “Shqiponjat e Bardha” ka marrë përsipër vrasjen e Shefko Salkovic, përfaqësues i komunitetit boshnjak në Kosovë.

Përmes një letre të lënë në vendin e ngjarjes, organizata në fjalë ka marrë përsipër edhe një sulm të kryer ndaj zyrës së trupave daneze të KFOR-it në Zubin Potok.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka deklaruar për “REL” se letra është marrë nga agjentët përgjegjës dhe se po hetohet bashkë me cështjen.

“Është një letër e shkruar me kompjuter dhe përmbajtja e saj është shumë domethënëse. Mendojmë se ajo duhet të shqyrtohet”, ka pohuar Hoti.

Top Channel