Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar sot se procesi zgjedhor i ditës së djeshme ka qenë larg përmbushjes së standarteve të parashikuara.

Shefi i shtabit zgjedhor të AAK-së, Blerim Kuci ka deklaruar se sistemi zgjedhor dhe demokracia në Kosovë janë dëmtuar rëndë.

“Rasti në Skënderaj dhe ai në Drenas janë sa për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Keqpërdorime të mëdha ka pasur edhe në komuna të tjera si Shtimë, Malishevë, Klinë, Kacanik, etj”, ka pohuar Kuci.

Ai ka shtuar se AAK do të vendosë ose jo për njohjen e rezultatit të zgjedhjeve pasi KQZ ta shpallë zyrtarisht atë.

Top Channel