Pak para mesnatës është sulmuar zyra e Degës së Drenasit të AAK-së.

Në një njoftim të AAK-së, cituar nga Telegraf, thuhet se janë dhunuar zyrat dhe inventari i selisë së AAK-së në këtë qytet, si dhe janë dëmtuar rekuizitat partiake.

AAK-ja e ka dënuar ashpër këtë sulm dhe e konsideron akt të shëmtuar, që dëmton procesin demokratik zgjedhor në vend.

“AAK kërkon nga organet e rendit që ta zbardhin sa më shpejt këtë rast, t’i identifikojnë autorët e tij dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Top Channel