Në njërën ndër qendrat më të mëdha të votimit në Skënderaj në shkollën “Hamëz Jashari” për një familje votoi vetëm një person.

Te gjithe anetaret e familjes qendruan tek kutia e votimin pa u penguar nga askush, ndërkohë vetem njeri hodhi votat per te gjithe familjen.Ata thane se keshtu votohet per Kosoven.

Probleme te ngjashme ka pasur pothuajse ne te gjitha qendrat e votimit te kesaj zone. Ne fshatrat e Skenderajt raportohet per votime masive familjare, per parregullesi te shumta dhe votime te shumfishta. Ne fshatin Llaush gjate dites eshte terhequr nje  kryesues i LDK-se sic thuhet per shkak te presionit nga ana e simpatizanteve te PDK-se.

Nderkohe, ne dy fshatrtat serbe banje dhe syriganje ka votuar vetem nje qytetar serb, dhe per kete shkak dy vendvotimet jane mbyllur para kohe. Nje incident tjeter ka ndodhur edhe ne fshatin Prekaz ku simpatizate te PDK-se dhe AKRse jane perleshur mes vete, cka ka detyruar edhe nderhyrjen e policies.Duket se shkak e te gjitha ketyre parregullsive shefi i ICO-se Peter Faith kishte vizitur disa nga qendrat e votimeve.   
 

Top Channel