Nën sanksionet e SHBA-së, cilat subjekte juridike nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën e zezë amerikane?
Premtimet i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve se po hyn i përgatitur në këto zgjedhje dolën të mos jenë edhe aq sakta.
Problemi me llambat sinjalizuese por edhe me solucionin ultraviolet i cili dyshohet se mund të fshihet lehtë kanë ekzistuar nëpër të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Anëtarët e Këshillave të vendvotimeve tregojnë se janë detyruar t’i ndërrojnë nga tri apo katër llamba ndriçuese në mënyrë që të mund të bëhet identifikimi i personave. Për shkak të dobësisë së llambave, përfaqësuesit e KQZ-së janë detyruar madje të fikin një pjesë të dritave në disa vendvotime në mënyrë që t’i identifikojnë ata njerëz që mund të kenë votuar një herë.
Pavarësisht tendencave që mund te ketë ndonjëra nga subjektet politike për të manipuluar procesin zgjedhor, në disa vendvotime të paktën këtu në Prishtinë po aplikohen metoda që e parandalojnë këtë.
Njëra nga këto metoda është verifikimi i origjinalitetit të dokumenteve të identifikimit nëpërmjet llambës ultra violet.
Një tjetër dukuri që është vënë re edhe këtë herë është votimi me kusht. Në pothuaj çdo vendvotim janë të vendosura nga dy kuti. Njëra prej tyre shërben për personat të cilët eventualisht nuk gjenden në listën e emrave dhe ju mundësohet të votojnë me kusht.
Top Channel