12 orë votime në Kosovë nuk kaluan pa incidente e probleme. Edhe partitë politike u ankuan për sjelljet e rivalëve. Dy partitë më të mëdha PDK dhe LDK nuk kursyen njëra-tjetrën me fajësime.

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar LDK-në se njerëzit e saj nëpër disa shkolla në Prishtinë po ndikojnë tek votuesit, duke iu thënë që të votojnë për LDK-në madje kane kanë kërcënuar me likuidim një zyrtar të PDK-së për Prishtinën.
Këto akuza janë mohuar nga rivali kryesor politik i PDK-së, LDK-ja e cila ka denoncuar disa parregullësi në tri rajone si në Drenicë, Vushtrrri dhe Malishevë, që njihen si bastione të PDK-së, ku thuhet se janë bërë votime të dyfishta. Policia raporton se ka patur edhe perleshje mes anëtarët e PDK-së dhe LDK-së në fshatin Rud të Malishevës.

Shqetesime ka patur edhe nga partite e tjera politike.Vetëvendosje madje shpërndau edhe një video ku jashtë një Qendre të Votimit në Prizren, ku pretendon se po bëhej shpërndarja e fletëvotimeve. Por sipas KQZ nuk ish flete votimi por vetëm udhëzues se si të votohet.

Ndersa Aleanca Kosova e Re ka denoncuar presionin ndaj komisionerëve të kësaj partie, nga ana e përfaqësuesve të partive kundërshtare. Edhe Lidhja Demokratike e Dardanisë ka vënë në pah shqetësimet që sipas saj pati edhe votime kolektive.
Probleme nuk ka patur vetem mes subjeketeve politike shqiptare por edhe mes pakices serbe, sic eshte rasti i nje perleshje fizikene në fshatin Biti e Epërme të komunës së Shtërpcës. Sipas Sipas raportimeve nga terreni, problematike është paraqitur situata në veri të Kosovës.

Dy serbë të cilët sulmuan qendrat mobile në atë pjesë, me mjete piroteknike, gjatë mësditës, janë arrestuar më pas nga Policia e Kosovës. Për shkaqe sigurie KQZ mbylli vend votimet mobile 3 orë para kohe, në komunat veriore. por e kundert ka qene panorama ne pjeset e tera te Kosoves ku jetojne serb ku problemet kane qene fare te pakta.   

 

Top Channel