Kosova sot voton ne zgjedhjet e jashtezakonshme per te zgjedhur nje parlament te ri pas krizes qe pasoi doreheqjen e presidentit Sejdiu dhe largimin e LDK-se nga koalicioni qeverises.

Procesi i votimit ka filluar dhe informacionet e para i ka dhene Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Situata zgjedhore në Prishtinë deri më tani është e qetë, njerëzit kanë dalë në votime dhe ka patur një interesim më të lartë krahasuar me zgjedhjet e fundit të zhvilluar në vend.

Këto janë zgjedhjet e para të përgjithshme që zhvillohen në Kosovën e pavarur.

Mësohet se ka patur një takim mes kryetares së delegacionit të Parlamentit Evropian, Doris Pack dhe drejtuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pack ka vlerësuar procesin e deritanishëm dhe ka inkuajuar KQZ-në në punën e saj.

Pack ka vërejtur disa probleme, sic është ajo e llambës ultraviolet që vërteton nëse votuesit kanë votuar apo jo. Megjithë problemet në Prizren, Pejë, Mitrovicë me llambat që pritet të zëvendësohen sa më parë, procesi nuk është ndërprerë por ka vijuar qetësisht.

Top Channel