Zgjedhjet, incident në Shtërpcë
12/12/2010 11:40
Regjistrohet një tjetër incident në procesin zgjedhor që po zhvillohet në Kosovë. Këtë radhë ka qenë fshati Biticë në komunën e Shtërpcës, ku mësohet se kryetari i komunës Bratisllav Nikolic ka sulmuar fizikisht kreun e Komisionit Zgjedhor.
Incidenti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës, por nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.
Ndërkohë sipas njoftimeve të fundit procesi i votimit vijon normalisht në pjesën më të madhe të Kosovës, ndërkohë që priten edhe njoftimet e para për pjesëmarrjen e votuesve deri në mesditë.
Top Channel