Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ka vizituar sot Gjakovën për të parë se si po shkon procesi zgjedhor në këtë zonë.

Dell përzgjodhi Gjakovën, për shkak se të gjitha partitë politike kanë bërë fushatë intensive në këtë qytet. Ai është interesuar të mësojë në detaje punën e secilit komisioner, ndërsa ka thënë se ky interesim i tij, nuk është për shkak të mosbesimit që ka tek organizimi vendor, por ka dashur të sigurohet për profesionalizmin e komisionerëve, bën të ditur Telegraf.

Ambasadori amerikan është shprehur se do të japë qëndrimin e tij pas opinionit të vëzhguesve në të gjithë Kosovën.

Top Channel