Sipas të dhënave të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë numri i votuesve në zgjedhje do të jetë 1 milion e 630 mijë e 636 persona, të cilët do të hedhin fletët e votimit në 746 qendra.

Sipas KQZ-së, nga këta persona, 34.521 kanë ndryshuar adresën e vendbanimit, ndërsa 6165 janë fshirë nga lista pasi kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, numri i subjekteve politike që do të garojnë në këto zgjedhje do të jetë 29, ndërsa ai i kandidatëve që do të luftojnë për 120 vende në Parlament do të jetë 1.265.

Numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ është 32.021, prej të cilëve 26.059 nga partitë, 493 nga organizatat ndërkombëtare, 531 nga ambasadat dhe 5108 nga OJQ-të.

Top Channel