Nën sanksionet e SHBA-së, cilat subjekte juridike nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën e zezë amerikane?
Në qendrat e votimit në tre fshatra në komunën e Zveçanit janë verifikuar probleme me listat zgjedhore.
Sipas informacioneve të fundit, mungesa e emrave të banorëve në listë ka bërë që në Koshtovë, Ceraj dhe Bistricë, qytetarët të votojnë me kushte.
Probleme në disa qendra ka konstatuar edhe OJQ-ja “Demokracia në Veprim”, sipas të cilës ka pasur vonesa dhe parrëgullësi.
Organizata në fjalë u ka drejtuar një apel edhe partive politike, të cilave u ka kërkuar që të respektojnë kodin e mirësjelljes.
Ndërkohë, në Prizren procesi nisi me vonesë për shkak të ndarjes jo në kohë të bazës materiale. Por më pas gjithcka është rregulluar dhe procesi po vijon normalisht, me një interes të madh të qytetarëve për të votuar.
Incidente të vogla teknike janë regjistruar edhe në tre qendra të komunës së Ferizajt.
Top Channel