Prizreni sot ka nje mot te mire me temperatura mbi zero gradë qëduket se i ka ardhur ne ndihme procesit zgjedhor. Sipas informacioneve të fundit zgjedhësit në Prizren kanë treguar interes për votimet dhe kanë marrë pjesë në mënyrë të kënaqshme në proces.

Deri rreth orës 10:00 përqindja e votimeve ka shkuar deri në 7 përqind.

Janë regjistruar probleme teknike në votime për shkak të shpërndarjes me vonesë të materialeve zgjedhore. Po ashtu probleme ka patur edhe me llambën ultravioletë që e ka vonuar paksa ecurinë e votimeve.

Top Channel