Vetëm disa orë pas hapjes së vend votimeve në konferencën e parë të saj, PDK-ja, ka reaguar duke akuzuar njerëzit e LDK-së, që sipas PDK-së po bëjnë presione dhe po orientojnë votuesit prishtinas që të votojnë për LDK-në.

Zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci ka përmendur një grup prej 300 personave që sipas tij quhet “Treni”, dhe po kërcënojnë njerëzit e PDK-së me likuidim.

Stavileci ka bërë me dije se për këtë gjë e kanë njoftuar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa në 5 shkolla të ndryshme në Prishtinë.

Po ashtu, Stavileci kërkoi nga qytetarët që të mos bien pre e këtyre provokimeve, që sipas tij janë zhvillime shqetësuese për demokracinë e Kosovës.

Top Channel