Voton në Prishtinë, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli. Pas hedhjes së votës, kreu i AKR-së deklaroi se kjo ditë është shumë e rëndësishme dhe u ka bërë thirrje votuesve që të marrin pjesë në proces.

“12 dhjetori është ditë e zgjedhjeve dhe të gjithë qytetarët do të dalin dhe do të votojnë për ardhmërinë e tyre, familjeve dhe vetë fëmijëve të tyre”, tha Pacolli.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës janë ndërgjegjësuar dhe e dijnë se vota është e shenjtë.

Top Channel