Nën sanksionet e SHBA-së, cilat subjekte juridike nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën e zezë amerikane?
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka hedhur në kuti votën e tij në shkollën fillore “Emin Duraku”, në Prishtinë.
Duke folur për mediat, Mustafa tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën, është një ditë për zhvillimin e demokracisë dhe qeverisjes në Kosovë.
“Unë besoj plotësisht në sovranin dhe në qytetarin që ai do të zgjedhë më së miri do të votojë atë që ai e konsideron se është qeverisja më e drejtë dhe parlamenti më i drejtë në të ardhmen. Unë uroj që zgjedhjet të jenë të suksesshme dhe besoj në suksesin e këtyre zgjedhjeve dhe besoj se gjithë ne do të jemi të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare”, ka thënë Mustafa.
I pyetur nga mediat se kush pritet t’i fitojë zgjedhjet, Mustafa ka deklaruar se do të fitojë ai që do të marrë votën e qytetarëve.
Top Channel